109850243_3441486082529199_6290720718923185736_o

E huaj

E huaj

Mendimet e saja me alkoolin ishin dashuruar,
Dukej sikur jetonin së bashku në lumturi,
Ëndrrat,shpresat e lanë të vetmuar,
Si një gjethe vjeshte e rënë në lagështi!

Pa ëndrra,pa lumturi,pa dashuri,
Sytë i ishin kthyer në ujvara lotësh,
Zgjodhi të ishte robëreshë në marrëzi,
E të digjej në zjarre,gjendur mes dy botësh!

Nga zemra e tij përgjithmonë ish larguar,
Përsëriste të njejtin refren:”unë po vuaj”
Shtrirë në dhomën e errët ku dhe drita e kish harruar,
Për atë do të mbetej gjithmonë një e huaj!

-Natrin-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *