Screenshot_20201001-105306_Instagram

Juxhinas_storyland

Siç të gjithë e dijmë ndikimi i rrjeteve sociale në jetën e secilit prej nesh është pa diskutim mjaft i madh! Njerëzit shpesh zgjedhin të kalojnë kohën e lirë aty, të marrin apo të japin diçka nga vetja!
Juxhina Kasaj një vajzë e apasionuar pas librave ka zgjedhur që tu jap mundësi të ndryshme ndjekësve të saj duke u lënë hapsirën e diskutimit të temave të ndryshme lidhur me librat që ajo hap në faqen e saj në Instagram
juxhinas_storyland
Sygjerime librash, sygjerime librarish, fragmente të shkurtëra nga librat e lexuesve të saj, poezi, prozë dhe jo vetëm… Janë të gjitha ato që do gjeni në hapsirën e saj të mrekullueshme të cilën e ka përgatitur enkas për ndjeksit e saj, të cilët ajo i quan jo vetëm ndjekës por edhe miq.
Një vajzë vlonjate që momentalisht jeton dhe vepron në Greqi, nuk e pengon largësia që të jetë sa më e lidhur me gjuhën dhe letërsinë shqipe dhe jo vetëm.
Të lexosh është vërtetë kënaqësi, por jo më shumë se sa të lexosh në gjuhën tënde.
Po e përmbyll duke ju ftuar të jeni pjesë e kësaj hapsire të bukur poetike të quajtur Juxhinas_storyland

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *